Bastian Schweinsteiger dhe Ana Ivanoviç presin të sjellin në jetë fëmijën e tyre të parë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti që luan aktualisht në MLS-në amerikane me Chicago Fire, por që të gjithë e mbajnë mend si “ish”-in e e Bayern Munchen-it dhe Manchester United-it.
Por, ajo që mund të pyesin tashmë fansat e zjarrtë të dy personaliteteve, njëri gjerman dhe tjetra serbe, është çfarë do të bëhet fëmija e parë e tyre: tenist(e) apo futbollist(e).