Schweinsteiger nënshkruan kontratë njëvjeçare me Chicago Fire

Prishtinë | 18 Jan 2018 | 17:43 | Nga

Bastian Schweinsteiger e ka zgjatur kontratën edhe për një vit me skuadrën amerikan të MLS-së, Chicago Fire.

Mesfushori gjerman do të jetë lojtar i klubit amerikan edhe sezonin e ardhshëm.

Schweinsteiger, i cili iu bashkua Chicagos vitin e kaluar nga Manchester Unitedi dhe luajti 24 ndeshje duke shënuar tri gola, ka thënë në një komunikatë se është i vendosur t’i ndihmojë klubit për të fituar trofe.

“Jam shumë i lumtur që nënshkrova përsëri me Chicago Fire dhe që do të vazhdojmë atë që kemi nisur më 2017”, ka thënë gjermani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme