Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Kyle Scott, ka thënë se çdo vonesë që bëhet drejt arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e largon rajonin nga e një e ardhme stabile, gjë të cilët nuk e dëshiron Prishtina, por as Beogradi.
Sipas tij, për t’u arritur një marrëveshje ndërmjet dy palëve, do të jetë e nevojshme ndihma e Palmerit, por sigurisht edhe e liderëve të dy shteteve.
“Me ndihmën e [Matthew] Palmerit, por më shumë me ndihmën e liderëve të mençur dhe të guximshëm në Prishtinë e Beograd, ajo ditë do të vijë. Sa më shpejt, aq më mirë”, ka thënë Scott.