Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, ka thënë se çdo vonesë që bëhët drejt arritjes së një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e largon rajonin nga e një e ardhme stabile, gjë të cilët e dëshirojnë edhe Prishtina por edhe Beogradi.
“Çdo ditë pa të (marrëveshje) është një hap larg nga e ardhmja e qëndrueshme e dëshiruar nga të dy shtetet”, ka thënë Scott, shkruan N1.
Teksa ka folur për emërimin e Matthew Palmer si Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor, ka thënë se një vendim i tillë i Sekretarit, Mike Pompeo, është një sinjal i qartë që Washingtoni dëshiron të bëjë gjithçka për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë për të arritur një marrëveshje e cila do t’i kontribuonte stabilitetit të të gjithë rajonit.
Sipas tij për t’u arritur një marrëveshje mes dy palëve do të jetë e nevojshme ndihma e Palmerit, por sigurisht edhe e liderëve të dy shteteve.
Ambasadori amerikan në Beograd, thotë se sa më shpejtë që të arrihet marrëveshja, aq më mirë është për të gjithë.
“Me ndihmën e Palmerit, por më shumë me ndihmën e liderëve të mençur dhe të guximshëm në Prishtinë e Beograd, ajo ditë do të vijë. Sa më shpejtë, aq më mirë”, ka thënë Kyle Scott.