“Incidenti i djeshëm në Poterq thekson nevojën për të punuar në një marrëveshje për normalizimin gjithpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e cila duhet t’iu sigurojë qytetarëve serbë të marrin pjesë në jetën politike, shoqërore dhe fetare në Kosovë pa frikë për sigurinë e tyre”, ka thënë Scott, përcjell lajmi.net.
Dje në fshatin Poterq shqiptarët e Kosovës protestuan kundër një manifestimi që po e mbanin serbët në kishën e Trinisë së Shenjtë. Sipas medieve serbe një person është lënduar.
Pas përfundimit të manifestimit qytetarët serbë janë shpërndarë në drejtim të qytetit të Pejës nën përcjellje të Policisë së Kosovës.