Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott tha se ka mosbesim të dukshëm në marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës dhe se se është e nevojshme që palët të kthehen në tryezën e bisedimeve dhe të vazhdojnë dialogun e tyre.
Sipas të dërguarit të Washingtonit në Beograd, qëndrimi i SHBA mbetet i njëjtë – një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, transmeton Klan Kosova.
Ai i tha televizionit N1 se debati parlamentar i mbajtur në këtë drejtim ishte i rëndësishëm sepse, siç tha ai, “i dha një shtysë të re nevojës për dialog”.