Ambasadori amerikan në Serbi Kyle Scott sot në llogarinë e vet në Twiter ka shkruar se tensionet gjatë vizitës së kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiqi në Kosovë tregojnë sërish nevojën për arritjen e kompromisit dhe normalizimin e marrëdhënieve, transmeton Koha.net.
“Është keq që barrikadat në rrugë penguan vizitën e kryetarit në Banjë. Por është mirë që pjesa tjetër e vizitës së tij vazhdoi pa incidente”, ka shkruar Scotti.