Scuderia Cameron Glickenhaus (SCG) ka publikuar në Facebook fotot e para të veturës së re që do të garojë në pistën legjendare të La Mansit, në vitin 2020.
Bëhet fjalë për një super-veturë me karakteristika ekstreme, që do të respektojë rregullat e reja të garës që zgjat plot 24 orë.
SCG do të prodhojë 25 versione rrugore dhe 2 versione gare.
Me fitimet nga shitjet e 25 veturave (secila kushton 1 milion dollarë), do të financohet pjesëmarrja në garën e La Mansit.