Dries Mertens ka thënë se sfida Belgjikë vs Itali do të jetë ndeshje speciale për të.
Ai ka qenë në Itali për shumë vite te Napoli dhe e konsideron atë vend si shtëpi të dytë.
Italia dhe Belgjika do të përballen në çerekfinale të Euro 2020 të premten nga ora 21:00.
“Është ndeshje speciale për mua, kam qenë për shumë vite atje, nuk më ndihmon kjo, por është speciale”, tha fillimisht sulmuesi i Napolit në konferencë për media.
“A ndihem italian?, Pak po. Ndoshta bëj gjeste si ndonjë italian. Më pëlqen të bëjë shaka, Napoli është qytet i mrekullueshëm dhe më lumturon”.
“Italia luan futboll të bukur, ekip që i ka impresionuar të gjithë në këtë turne. Kanë skuadër të mirë dhe kanë luajtur futbollin më të mirë në fazën e grupeve. Askush nuk e priste që Italia të ishte kaq e fortë”.
“Rreziku do të vijë nga e gjithë Italia. Ata e dinë se çfarë po bëjnë, nuk pranojnë gola dhe shënojnë shumë. Të gjithë i kanë parë ndeshjet e tyre, mënyrën se si luajnë. Ata me të vërtetë luajnë si ekip”.