Së paku 14 të vrarë nga sulmi në një kishë të Burkina Faso-s

Prishtinë | 02 Dhj 2019 | 10:06 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 14 persona janë vrarë në një sulm të armatosur në një kishë të Burkina Faso-s, shtet që shtrihet në pjesën perëndimore të Afrikës.

Viktimat ishin duke marrë pjesë në meshë në një kishë në Hantoukoura, në pjesën lindore të këtij shteti. Identiteti i sulmuesve dhe motivi i sulmit ende nuk dihen.

Qindra njerëz janë vrarë në Burkina Faso në vitet e fundit, kryesisht nga grupet xhihadiste. Këto vrasje i kanë rritur tensionet etnike dhe fetare, sidomos në rajonin kufitar me Malin.

Në një deklaratë të qeverisë rajonale thuhet se në këtë sulm janë lënduar shumë persona. Raportohet se sulmuesit nuk i kursyen nga ekzekutimi as fëmijët dhe pastorin e kishës.

Në tetor të vitit të kaluar, 15 persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën rëndë pas një sulmi në një xhami.

Sulmet xhihadiste në Burkina Faso janë shtuar nga viti 2015, duke bërë që mijëra shkolla të mbyllen, shkruan “BBC”, transmeton Express.

Konflikti u përhap përtej kufirit nga shteti fqinj, Mali, ku militantët islamikë në vitin 2012 e morën kontrollin në pjesën veriore të vendit, para se të largoheshin nga forcat franceze më pas

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme