Së paku 33 persona kanë humbur jetën sot në protestat në Birmani, pasi forcat e sigurisë në mënyrë dramatike kanë shtypur protestat që po organizohen kundër grusht-shtetit, shkruan agjencia AP.
Shifrat janë të bazuara në raportimet e mediave lokale në Birmani dhe po ashtu nga informatat nëpër rrjetet sociale.
Është shifra më e lartë e vdekjeve në protestat në Birmani, që nga grusht-shteti ushtarak më 1 shkurt. Të dielën kishin vdekur 18 persona në protesta.
Në video të publikuara sot janë parë forcat e sigurisë duke qëlluar protestuesit, duke i ndjekur, e madje rrahën brutalisht edhe stafin e ambulancës.
Shifra e të vdekurve mund të ketë edhe më e lartë, sipas Zërit Demokratik të Burmas, një televizion i pavarur dhe shërbim online, që ka thënë se kanë vdekur 38 persona.
Protestuesit rregullisht po dalin në rrugë nëpër qytete në Birmani që kur ushtria mori pushtetin dhe e arrestoi lideren Aung San Suu Kyi.