Së paku 35 të vdekur nga rrëmuja në funeralin e Soleimanit

Prishtinë | 07 Jan 2020 | 11:22 | Nga Ekonomia Online

Mediet shtetërore të Iranit kanë raportuar se 35 persona kanë vdekur dhe 48 të tjerë janë lënduar gjatë rrëmujës së krijuar nga numri i madh i njerëzve që kishin dalë rrugëve për t’ia dhënë lamtumirën e fundit gjeneralit të vrarë, Qasem Soleimani.

Në disa pamje të publikuara në internet u panë disa njerëz të shtrirë në dysheme. Këta persona i kishin mbuluar fytyrat e tyre me xhaketa.

Iranianët i pushtuan rrugët e vendlindjes së Soleimanit, Kerman, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të komandantit të forcave Kuds, të vrarë përmes një sulmi me dron nga ushtria amerikane.

Numri i pjesëmarrësve në funeral ishte më i madhi që nga vdekja e Ayatollah Ruhollah Khomeini-t në vitin 1989. Një reporter i gazetës “The Guardian” tha se është shtyrë dhe shtypur nga të gjitha anët nga njerëzit për më shumë se një orë gjatë funeralit, shkruan “The Guardian”


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme