Së paku tre të vrarë nga të shtënat në Ohio të ShBA-së

Prishtinë | 25 Maj 2021 | 10:27 | Nga Ekonomia Online

Të paktën tre persona janë vrarë gjatë të shtënave që ndodhën të hënën në mbrëmje afër qytetit Columbus të Ohios në Shtetet e Bashkuara.

Të shtënat ndodhën në fshatin West Jefferson, rreth 15 milje në perëndim të kryeqytetit të Ohios, shkruan Fox News, transmeton Gazeta Express.

Komandanti i policisë lokale tha se tri viktimat u gjetën brenda një banese, ndërsa trupa të tjerë janë gjetur edhe jashtë banesës.

Autoritetet nuk ofruan menjëherë numër të saktë të viktimave dhe identitetin e tyre, ndërsa nuk ka informacione as për ndonjë të dyshuar të mundshëm.

Policia tha se incidenti ndodhi në një rrugë pa krye dhe se po zhvillohen hetime për të zbuluar nëse të shtënat kanë qenë të qëllimshme. “Nuk e dimë nëse ka qenë plaçkitje apo cak. Deri më tani nuk e dimë. Diçka e solli dikë në një rrugë pa krye”, tha komandanti i policisë.

Të ngjashme