Bashkëpunimi i ri mes Martin Scorsese dhe Leonardo DiCaprio do të fillojë verën e ardhshme.
Titulluar “Killers of the Flower Moon”, filmi do të jetë një përshtatje e thrillerit të librit të David Grann.
Scorsese do fillojë punën me filmin pasi të mbarojë xhirimet për dramën The Irishman. Ky film do të shënojë bashkëpunimin e gjashtë të Scorsese dhe DiCaprio në 16 vjet pas filmave Gangs of New York, The Aviator, The Departed, Shutter Island dhe The Wolf of Wall Street.
Ata blenë të drejtat e librit të Grann, nëntitulluar The Osage Murders and the Birth of the FBI, për një shumë prej 5 milionë dollarë në vitin 2016.
Skenari është shkruar nga Eric Roth, fituesi i çmimit Oskar që qëndron pas filmave Forrest Gump dhe The Curious Case of Benjamin Button.
Vepra flet për rangun e vrasjeve që goditën fisin indian Osage në Oklahoma gjatë viteve 1920 pasi u zbulua nafta në vendin e tyre. Rasti u konsiderua si hetimi i parë i FBI-së për vrasje.