Në fillim të stinës së vjeshtës do të nisë Festivali i Kafes dhe Çajit, që organizohet për herë të dytë në kryeqytet.
Në një njoftim për media bëhet e ditur se Festivali i Kafes dhe Çajit do të mbahet për dy ditë radhazi, me datën 11 dhe 12 tetor në ambient të hapur në Sheshin ‘’Zahir Pajaziti’’, Prishtinë duke filluar nga ora 10:30 deri ne 21:00.
“Ky Festival do të sjell një frymë të re tek qytetarët pasi që vet karakteri i këtij festivali është argëtues, informues dhe vetëdijesues dhe çdo gjë që do të shërbehet në festival (i pari i këtij lloji) do të jetë falas apo me çmime promovuese. Në këtë edicion do të marrin pjesë afë 16 brende të kafes dhe çajit ato vendore si dhe ndërkombëtare”.
“Nga brendet e çajit do të jenë: Emona Brand, çaji Albred, Kraco Brand, Podravka, 1001 Lule, Essi Tea, Loyds Tea ndërsa nga brendet e kafes do të jenë ato tani të njohura për publikun si: Lavazza, Nescaffe, Barcaffe, Essi Caffe, Mokate, Alprase dhe kështu me radhë”, thuhet në njoftim.
Në festival do të përformojnë DJ të njohur vendor, do të ketë maskota me karaktere të ndryshme të cilat do të përkujdesen për argëtimin e vizitorëve, ku nuk do të mungojnë edhe dhuratat e ndryshme për të cilat përkujdesen pjesëmarrësit e festivalit.
Risi tjetër për vizitorët e festivalit e që është për herë të parë do të jenë BARISTAT kosovarë të cilët përmes kreativitetit të tyre do të përgatisin kafe me animacione të cilat do u servohen qytetarëve krejtësisht falas.