Rregullimi i hekurudhave, bazë kryesore e zhvillimit ekonomik

Prishtinë | 15 Sht 2016 | 12:56 | Nga Fitore Zena Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rregullimi hekurudhor paraqet bazën e zhvillimit ekonomik prandaj duhet të bëhet rregullimi i hekurudhave dhe të kemi një infrastrukturë sa më të mirë për të qenë sa më konkurrues në treg.

Kështu u tha sot në konferencën e mbajtur për “Zhvillimi i Sistemit Hekurudhor në Evropën Jug-Lindore” të organizuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Hekurudhat e Kosovës.

Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku e hapi konferencën duke thënë se qëllimi i këtij memorandumi është rregullimi i rrjetit të hekurudhave dhe investimi në to.

“Sistemi i transportit është komponentë e domosdoshme në përkrahjen e zhvillimi ekonomik te çdo vendi i cili kushtëzohet nga madhësia e vendit, gjendja ekonomike, burimet natyrore dhe faktorë të tjerë që së bashku paraqesin bazën e zhvillimit të një sistemi efikas dhe efektiv të transportit për kontribut në gjenerimin e rritjes së qëndrueshme ekonomike”.

“Duke e marrë parasysh se sistemi i transportit hekurudhor ka një rëndësi të veçantë në zhvillimin ekonomik, Qeveria e Kosovës që nga viti 2011 ka ndërmarrë veprimet me të cilat ka bërë ndryshime në organizimin e sistemit hekurudhor i cili konsistoi në ndarjen e Hekurudhave të Kosovës në dy subjekte ekonomike: ‘Infrakosi’  që është përgjegjës për menaxhimin, mirëmbajtën dhe zhvillimin e infrastrukturës hekurudhore dhe ‘Trainkosi’ që është përgjegjës për ofrimin e shërbimeve të transportit të udhëtarëve dhe mallrave”.

“Krahas kësaj, Kosova ka adaptuar legjistlacionin që mundëson hapjen e tregut për operatorët tjerë hekurudhor me çka do të bëhet ofrimi i shërbimeve cilësore për në transportin e udhëtarëve dhe mallrave. Ky legjislacion ka mundësuar që sot të kemi edhe një operator të dytë të licensuar për transportin e mallrave në Kosovë presim që shumë shpejt të filloi së operuari”, tha ministri Zharku.

Infrastruktura hekurudhore në Kosovë është e vjetruar dhe nuk është në gjendje të përmbushë nevojat e udhëtarëve dhe mallrave. Andaj, Qeveria e Kosovës përmes strategjisë dhe planit të veprimit ka orientuar investimet strategjike në sektorin hekurudhor siç janë:

-Modernizimi i linjës 10, projekt i cili është në fazën e zbatimit.

-Kryerjen e studimit të fizibilitetit për ndërtimin e linjës hekurudhore që lidhë Kosovën me Shqipërinë me qendrat kryesore dhe portet e saj.

-Kryerjen e studimit të tregut për t’i analizuar nevojat e Kosovës, për terminale multimodale dhe për të përcaktuar vendin e  tyre në rrjetin e terminaleve intermodale në Ballkan dhe lidhjen e tyre me qendrat e distribucionit dhe logjistikës në rajon.

Përfaqësuesi i Zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian, kryesuesi për Kooperim Luigji Brusa, tha se ne në vazhdimësi do ta ndihmojnë Kosovën në zhvillimin ekonomik dhe për ta arritur këtë duhet të rregullohet infrastruktura hekurudhore.

“BE-ja ka ndarë një shumë për rregullimin e 122 km hekurudhë, dhe ne presim që sa më shpejtë të shohim implementimin e këtyre projekteve, duhet të bëhen reforma të vazhdueshme që të jemi sa më konkurrues në treg”, shtoi më tej Brusa.

Ndërsa, Donald Mishagjiu nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ceku se Banka Botërore e ka përkrahur rregullimin hekurudhave me 55 milionë euro, ku projekti i implementuar do të zgjasë 3 vite, dhe projekti paraqet një zhvillim të rëndësishëm.

Rrejti hekurudhor i Kosovës shtrihet në një gjatësi prej 333 kilometra të cilat janë të paelektrifikuara, standarde dhe një drejtimshe. Linja kryesore shtrihet nga kufiri verior i Kosovës në Leshak deri në Han të Elezit. Kjo linjë ka një gjatësi prej 148 kilomtetra dhe është pjesë e rrjetit bazë hekurudhor të SEETO-s, e njohur si rruga 10. Linjat tjera përfshijnë linjat Fushë Kosovë-Pejë, Klinë-Prizren dhe Fushë Kosovë-Prishtinë-Podujevë.

Të ngjashme