Ministria e Shëndetësisë dhe Universiteti i Prishtinës, Hasan Prishtina, do të nënshkruajnë marrëveshje për ndërtimin e objektit të degës së Farmacisë të Fakultetit të Mjekësisë, raporton Ekonomia Online.
Kjo u bë e ditur pas një takimi që ka pasur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, me takim Rektorin e Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Qerim Qerimi dhe drejtues të QKUK-së e Fakultetit të Mjekësisë.
“Gjatë takimit, Rektori i Universitetit të Prishtinës, Dr. Qerimi dhe U.D. Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Dr. Fatos Sada, i dorëzuan Ministrit Vitia kërkesën për lejimin e shfrytëzimit të hapësirës brenda QKUK-së për ndërtimin e objektit për degën e Farmacisë të Fakultetit të Mjekësisë. Gjithashtu, në këtë takim është diskutuar dhe dakorduar që të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi, e cila do të rregulloj punën e integruar të stafit akademik brenda dy institucioneve gjegjëse (FM-UPHP dhe SHSKUK-së)”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.