Gërmimet do të zhvillohen në fshatrat Lupq dhe Majac të Komunës së Podujevës, në një lokacion në zonën industriale në Gjakovë dhe në lagjen “Tusus” në Prizren. Në këto lokacione ishin ndërprerë gërmimet në fund të vitit të kaluar për shkak të kushteve klimatike, shkruan sot Koha Ditore.
Kryetari i Komisionit qeveritar për Persona të zhdukur, Prenk Gjetaj, thotë se aktivitetet gërmuese do të fillojnë posa të ngritën temperaturat.
“Fillimisht do të ketë gërmime në lokacionet që janë ndërprerë punimet në vitin 2017 për shkak të kushteve klimatike. Më pastaj do të vazhdohet në lokacione të tjera që i kemi të dyshuara. Kemi varrezat myslimane në veri të Mitrovicës, aty më herët ka pasur gjetje, por ka ende dyshime. Po ashtu, kemi edhe informacione për lokacione të tjera të cilat fillimisht duhet të verifikohen”, është shprehur ai..