Nën kryesimin e Ministrit ët Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj është mbajtur takimi i Komisionit Ndërministror për Ndërmarrjet Publike.
Në këtë mbledhje është vendosur që t’i procedohet për votim Qeverisë së Republikës së Kosovës, kërkesa e Komunës së Obiliqit për themelimin e Kompanisë Publike Lokale “Kastrioti” SH.A, që do të merret kryesisht me shërbime të mirëmbajtjes së ambientit dhe natyrës si dhe shërbime të tjera në komunitet.
Kompania aksionar të vetëm do ta ketë Komunën e Obiliqit.
Idenë e themelimit të Kompanisë Publike Lokale “Kastrioti” SH.A, e prezantoi kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, i cili i pranishëm në takimin e Komisionit Ndërministror, i cili foli për rëndësinë që ka krijimi i kësaj ndërmarrjeje për Komunën e Obiliqit dhe për komunitetin.