Së shpejti vjen një projekt nga Kida

Prishtinë | 27 Tet 2019 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Orhidea Latifi – Kida po vjen me një këngë të re. Lajmin e bëri të ditur përmes një storie në Instagram, lajm ky që i gëzoi të gjithë fansat e artistes. “Po vjen”, shkroi ajo në storie.

“Tela” mban titullin projekti i saj paraprak, i cili rezultoi shumë i suksesshëm. Këtë këngë ajo e solli në bashkëpunim me artistin e njohur të skenës, Ermal Fejzullahu. Videoprojekti i tyre numëron mbi 39 milionë klikime.

Të ngjashme