Komuna e Vushtrrisë së shpejti pritet të bëhet me dy fusha futbolli.
Ndërtimi i stadiumeve do të bëhet në fshatin Dobërllukë.
Lajmin e bëri të ditur kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, nëpërmjet një shkrimi në Facebook.
Postimi i plotë:
Jo 1 por 2 fusha të mëdha ndihmëse të futbollit kanë filluar të ndërtohen në Dobërllukë. 600 fëmijët vushtrrias që aktialisht janë në shkollat e futbollit do të kenë kushte më të mira. Klubi jonë i zemrës, Fc Vushtrria, po ashtu do të ketë fushën që gjithnjë e kanë kërkuar.
Për 20 vite asnjë fushë e madhe nuk është ndërtuar në Vushtrri.
Ne mbajmë premtimet. Urime sportista! #qytetiqeduam.