Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot, me fillim nga ora 15:00, do të mbajnë konferencën e radhës për ecurinë e çështjes në rastin Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Drejtuesit e OVL së UÇK-së janë në paraburgim që nga viti i kaluar. Ata u arrestuan më 14 dhjetor të vitit 2020, derisa mbi ta rëndojnë akuza që kanë të bëjnë me vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.