Seanca ndaj të arrestuarve në Karaçevë pritet të vazhdojë edhe disa orë

Prishtinë | 20 Sht 2020 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Kanë kaluar më shumë se dy orë e gjysmë, që kur ka filluar seanca gjyqësore për 30 personat të cilët u arrestuan të premten në Karaçevë, nga një aksion i Policisë së Kosovës.

Pritet që seanca që po mbahet në Gjykatën Themelore të Gjilanit, të zgjasë.

Zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Sabit Shkodra, ka thënë për KOHËN se për shkak të numrit të madh të të pandehurve, seanca do të vazhdojë edhe për disa orë.

“Është duke vazhduar ende seanca. Ka filluar në orën 12:00, por pritet që të vazhdojë edhe për disa orë spese ka shumë të pandehur”, ka thënë ai për

Kryeprokurori i kësaj gjykate, Jetish Maloku, të shtunën ka thënë se janë arrestuar 35 persona dhe nga ta, 12 ishin policë. Ai ka shtuar se gjatë aksionit janë konfiskuar materiale të dyshimta.

“Prokuroria Themelore në Gjilan pas një hetimi te gjatë gati një vjeçar, me bashkëpunim është realizuar aksion në këtë pjesë të Kosovës, konkretisht në fshatin Karaçevë, komuna e Kamemicës si dhe në rajonin e Prishtinës dhe rajone të tjera. Nga ky aksion me urdhër të prokurorisë deri më tani janë arrestuar 35 të dyshuar, prej tyre 12 zyrtarë policor, kontrabandistë e pronarë të kazinove. Gjatë aksionit janë rrënuar të gjitha kazinotë që kanë vepruar në atë pjesë dhe janë konfiskuar gjësende të ndryshme pasi që dyshohet se janë përdorur në veprimtarinë e tyre”, tha ai, raporton KOHA.

Ndërkaq, nga Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor u bë e njohur se ishin bastisur 12 lokacione në Karaçevë dhe të tjera në Prishtinë. Zyrtarët policorë që u arrestuan ishin tetë shqiptarë dhe tre serbë.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me institucionet e tjera kanë ekzekutuar urdhërkontrolle në fshatin Karaçevë të komunës së Kamenicës, në rajonin e Prishtinës dhe lokacione të tjera, të premten mbrëma, nën dyshimin për ushtrim të aktiviteteve kriminale.

aktivitetet kriminale përfshnin bixhozin, trafikimin me njerëz, trafikimin me armë, trafikimin me narkotikë, kontrabandimin e mallrave, etj.

Ky aksion, u cilësua si më i madhi i llojit të tij në Kosovë.

Të ngjashme