Seanca e Kuvendit në lidhje me punën 100 ditore të Qeverisë po mbahet pa praninë e kryeministrit dhe të ministrave, raporton Ekonomia Online.
Kjo seancë filloi me një fjalim kritikues ndaj opozitës nga deputeti i LVV-së, Fitim Uka.
Uka e ka kritikuar opozitën për mos reflektim.
“Opozita nuk mund të bëjë më shumë se kaq që po e shohim. Ka shpresë që opozita do të reflektojë”, ka thënë ai.
Theksojmë së të pranishëm në sallë janë pak deputet, kurse nga AAK-ja asnjë deputet akoma nuk ka arritur.
Ndërsa deklaratës së Ukës i ka reaguar deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i cili ka thënë se këtu janë mbledhur të flasim për 100 ditëshin e qeverisë e jo të opozitës.
“Krejt çka i keni ofruar qytetarëve brenda këtyre ditëve është mashtrimi, hajnia, korrupsioni” ka thënë Haxhiu.
Uka ka kundër replikuar duke thënë se sa herë që përmendet keqqeverisja, ka disa zëdhënës të saj që reagojnë.