Gjatë seancës së 52-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, kërkoi që të rikthehet në rend dite çështja e konstituimit, duke theksuar urgjencën e afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese, raporton Ekonomia Online.
“Dje pamë edhe një vendim të ri, një masë të re nga Gjykata Kushtetuese. Na kanë mbetur edhe pak më shumë se 48 orë për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate. Propozimi është i qartë – kthehuni në rendin e ditës”, deklaroi Çitaku.
Megjithatë, seanca u ndërpre nga kryesuesi Avni Dehari, pa u arritur ndonjë vendim konkret.