Deputetë e Kuvendit të Kosovës tashmë kanë filluar të shkojnë në seancën plenarë, ku pritet të zgjidhet presidenti, raporton Ekonomia Online.
Në seancë po marrin pjesë edhe deputetët e LDK-së.
Lumir Abdixhiku, Avdullah Hoti, Dritom Selmanaj e Besian Mustafa, Behxhet Pacolli, janë parë duke hyrë por që nuk kanë pranuar të flasim për medie para seancës.
Nga ky grup vërehet veç mungesa e deputetit Agim Veliu.
Përveç deputetëve aty janë edhe kabineti qeveritar.
Vjosa Osmani është kandidatja për presidente nga Vetëvendosje. Ende nuk dihet nëse Osmani ka siguruar votat e mjaftueshme për presidente.