Kuvendi mblidhet në orën 20:00, pas alarmit për bombë

Prishtinë | 05 Kor 2025 | 12:35 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës, Arben Loshi, ka bërë të ditur se seanca konstituive, e paraparë të mbahej sot në ora 11:00, do të vazhdojë punimet në ora 20:00, raporton Ekonomia Online.

Vendimi vjen pas alarmit për një kërcënim me bombë që detyroi evakuimin e ndërtesës së Kuvendit dhe pezullimin e përkohshëm të çdo aktiviteti brenda saj.

“Seanca konstituive e përcaktuar sot për orën 11:00, pas alarmit për bombë, i vazhdon punimet në ora 20:00 sipas njoftimit të kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari,” tha Loshi.

LEXO EDHE:

Të ngjashme