Kryesuesi i seancës së Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci ka ndërprerë seancën, pasi koalicioni PAN nuk mori pjesë në të.
Dy shefat e Grupeve Parlamentare Glauk Konjufca i VV-se dhe Avdullah Hoti i LAA-se i kërkuan Mikullovcit që seanca të vazhdoi nesër.
Kryesuesi në konsultim edhe me sekretarin e Kuvendit, vendosi që seanca të vazhdoi nesër prej orës 10:00, ku pritet të nominohet kandidati për kryeparlamentar nga koalicioni PAN.
Edhe zyrtarisht nga Kuvendi u njoftua se seanca konstituive do të vazhdojë nesër në orën 10:00, thuhet në kumtesën drejtuar mediave.
Rendi i ditës ka vetëm një pikë, atë të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit, meqë dy pikat e tjera të kësaj seance ajo për verifikimin e mandateve dhe betimi i deputetëve janë kryer paradite.