Sot në Gjykatën Penale në Shkup është planifikuar të vazhdojë gjykimi për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012. Sot do të bëhet dëgjimi i dëshmitarëve. Gjykimi udhëhiqet nga gjykatësi Ognen Stavrev dhe ndodhet në fazën e dëshmive.
Për vrasjen e pesëfishtë, me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Ezim Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta.
Gjykata e Lartë në dhjetor të 2017 shfuqizoi aktgjykimet, liroi nga burgu Agim Ismailoviqin, Haki Azirin, Sami Lutën dhe Fejzi Aziri, duke ju shqiptuar masa të përkujdesit.