Me rastin e shënimit të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të veçantë.
Kjo seancë do t’i kushtohet ngritjes së vetëdijes së shoqërisë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Në seancën, e cila nis në orën 11:00, deputetëve të Kuvendit do t’iu drejtohet Vasfije Krasniqi-Goodman.
Vasfije Krasniqi-Goodman është gruaja e parë që ka rrëfyer publikisht për dhunën seksuale që ka përjetuar gjatë luftës.
Në luftën e fundit në Kosovë, besohet se rreth 20 mijë gra dhe vajza kanë qenë viktima të dhunës seksuale.