Klubi futbollistik Gjilani ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit nga Shqipëria, Sebino Plaku.
Sulmuesi 34-vjeçar ishte njëri ndër emrat më të përfolur në javët e fundit rreth largimit të tij nga Llapi, ku luajti gjashtë muajt e parë të sezonit dhe një kalimi te Gjilanit.
Nuk ka vonuar shumë dhe sot (e diel) gjatë ditës, klubi gjilanas ka konfirmuar transferimin e sulmuesit të njohur shqiptar.
Është vet faqja zyrtare e klubit që ka konfirmuar një gjë të tillë, duke thënë se kanë marrëveshje deri në fund të sezonit 2019/20.
Postimi pa ndërhyrje i Gjilanit
ZYRTARE: Sebino Plaku futbollist i Gjilanit
Gjilan, 05 Janar 2020-Gjilani dhe futbollisti nga Shqipëria, Sebino Plaku, kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi, nga ku do ta mbajë futbollistin e lartëcekur si pjesë e skuadrës së Gjilanit deri në fund të këtij edicioni garues.
I lindur në Tiranë, Plaku, karrierën e tijë futbollistike e nisi me Partizanin e Tiranës.Sulmuesi më i ri i Gjilanit, pas vetes ka karrierë të gjatë futbollistike, ndërsa në këtë edicion ai luajti për skuadrën e Llapit nga Podujeva.
Sebino Plaku, gjithashtu kishte luajtur edhe në skuadra të ndryshme në Shqipëri, ku karrierë kishte bërë edhe në kampionatet Europiane, më saktësisht në Poloni me skuadrën e Slask Wroclaw dhe në Norvegji me skuadrën e FC Hamkam.