Society for Education and Entrepreneurship Development ka publikuar raportin “Eksplorimi i orarit të punës, pauzës, dhe të drejtës për pushime në sektorin e Outsorcing në Kosovë”, raporton Ekonomia Online.
Outsourcing është një term biznesi, i cili përcakton kompanitë, që duke u fokusuar në pjesën kyçe të biznesit, angazhojnë kompani të tjera që ofrojnë shërbime. Nënkontraktimi në Teknologjinë e Informacionit (ITO) dhe në Procesin e Biznesit (BPO) janë dy mënyra kryesore në këtë drejtim.
Fatime Rrahmani, Hulumtuese kryesore e këtij projekti, tha se BPO- ja është një sektori i ri në vend, që sipas saj nga raporti del që punëtorët e këtij sektori kryesisht janë të kënaqur me kushtet e punës.
Ajo tha se në këtë raport kanë marr pjesë 150 punonjës nga 20 kompani dhe se qëllimi i këtij hulumitmi ka qenë që të shihen qëndrimet që kanë punonjësit për orarin e punës, pauzat, dhe të drejtën e pushimeve në sektorin BPO në Kosovë.
“Si fillim kemi pa të rëndësishme që ta trajtojmë këtë temë sepse nuk kemi pasur statistika për sektorin e BPO-së. Janë ankuar për orarin e punës, pauzave ne e kemi pasur një pasqyrë por nuk kemi pasur statistika. Është një sektori i ri në Kosovë. Ky raport është një raport intensiv. Ne kemi bërë një mbledhje të dhënave, 150 punonjës kanë marr pjesë, 20 kompani kanë marr pjesë. Të gjitha këto kompani veprojnë në Prishtinë”, tha ajo.
Ajo tha se sektori i shërbimeve ndaj klientëve ka qenë sektori i cili ka më shumë stres në punë.
“Ky hulumtim nuk është i thjeshtë, e ka një strategji më shumë akademike. Më shumë kemi sektor të shërbimeve të klientit si dhe e dyta është sektori i teknologjisë, këto sektorë janë më të theksuar në Prishtinë. 63% kanë qenë femra, 18 deri në 24 vjeç ka qenë mosha e punëtoreve. Më shumë kanë qenë nga kompanit e thirrjeve. Punonjësit që marrin pauza të rregullat janë më të kënaqur. Orari i punës është element shumë i rëndësishëm tekë këta punonjës. Është problematikë për punonjësit që punojnë në Kosovë. Ka dalë që këta punëtore kanë dalur të kënaqur më punën e tyre. Shërbimi ndaj klientit ka dal që është sektori më më shumë stres. Një përqindje e madhe e tyre ka dalur që janë të kënaqur me orarin e punës”, tha ajo.
Lirika Bakia nga ATRC, organizatë kjo që ishte donator i këtij raporti, tha se të drejtat e punës janë të drejta themelore për secilin punëtor.
Ajo tha se shumë punëtor në Kosovë përballen me shumë sfida, si mungesa e kontratave të punës, shfrytëzimi i punëtorëve si dhe pagat e ulëta.
“Në përmes skemës së grandeve kemi synuar që ti mbështesin organizata jo qeveritarë për ti trajtuar të drejtat e punës. Të drejtat e punës janë të drejta themelorë të secilit njeri. Në momentin që këto të drejta shkelen atëherë do të përballemi me probleme. Një çështje tjetër është që të kemi edhe faktin që shumë punëtorë përballen me sfida si mungesa e kontratave, shfrytëzimi i tyre, pagat e ulëta. Kjo sfidë në sugjerojmë që të adresohet përmes organizimeve sindikale. Në përmes kësaj mbështetje kemi dashur që të shohim se si qëndron gjendja për këtë sektor. Ende mungon një numër se sa punëtor janë në këtë fushë. Tjetër që është shumë me rëndësi është edhe zbatimi i ligjeve dhe rregullave. Ju bëjë thirrje që në rast të shkeljes së këtyre të drejtave ti lajmëroni tekë institucionet”, tha ajo.
Liridona Gërxhaliu, e cila vjen nga një kompani që i takon sektorit BPO, tha se ky sektor është një sektor i rëndësishëm në Kosovë, që sipas saj ka ndikim të madh në ekonomin vendore.