Clarence Seedorf gjatë ditës së sotme do të marrë drejtimine skuadrës spanjolle, Deportivo La Coruna.
Skuadra e Deportivo La Corunas ka vendosur që postin e trajnerit për pjesën tjetër të sezonit t’ia besojë holandezit, Clarence Seedorf.
Lajmi është bërë publike nga të gjitha mediat spanjolle, të cilat e konfirmojnë se holandezi sot do të arrijë në La Coruna.
Seedorf do të zëvendësojë trajnerin Cristobal Parrolo, i cili u shkarkua ditë më parë, shkaku i rezultateve të dobëta.
Holandezi më herët kishte drejtuar skuadrën e madhe italiane, Milan.