Sefaj dorëzon patentë-shoferët me dizajn të ri, thotë se do të jenë më të sigurt

Prishtinë | 01 Mar 2018 | 13:25 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) nga sot ka filluar lëshimin zyrtar të patentë-shoferëve me dizajn të ri.

Ministri Flamur Sefaj, ka pajisur disa qytetarë me patentë-shoferët e rinj, raporton Ekonomia Online. Sefaj tha se ata do të jenë më të sigurt.

“Do të jetë model në i lexueshëm nga organet që bëjnë kontrollimin e lejeve. Do të jetë e pamundur të falsifikohen dokumentet tani me këtë platformë”, ka thënë ai.

“Kjo na bënë në vend të parë të vendeve që janë duke zbatuar këto teknologji. Kjo do të ndikoj edhe për zvogëlimin e aksidenteve”, tha ai.

Ndërsa, drejtori i regjistrimit civil, Bekim Hoxha, tha se kjo formë e patentë shoferit nuk do të iu kushtojë më shumë qytetarëve. Madje ai tha se shumë shpejtë marrja e patentë shoferëve do të jetë edhe më lirë se sa është tani.

E lumtur me pajisjen me patentë shoferë ishte edhe një nga qytetarët e parë të cilët u pajisen me të.

 

 

 

Të ngjashme