Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, bazuar në legjislacionin në fuqi, ka marrë vendim që të ndahen mjete financiare për familjarët e zyrtarëve policor të rënë në krye të detyrës.
Në bazë të këtij vendimi mjetet në vlerë prej 1000 euro për familje i janë ndarë 17 familjeve të zyrtarëve policor që kanë rënë në kryerje të detyrës.
Realizmi i këtij vendimi behët nga buxheti i Ministrisë së Punëve të Brendshme nga kategoria ekonomike subvencione dhe transfere.