Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka pritur në takim njoftues ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler.
Sefaj e njoftoi ambasadorin austriak për prioritetet dhe proceset nëpër të cilat po kalon Ministria e Punëve Brendshme.
Me këtë rast, ai e falënderoi ambasadorin Pfandler për përkrahjen e dhënë sidomos në përmirësimin e gjendjes së sigurisë në Republikën e Kosovës.
Në anën tjetër, ambasadori Pfandler theksoi se qeveria e Austrisë do të vazhdojë për përkrahë Kosovën në të gjitha sferat e interesit të përbashkët.