Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj priti në takim njoftues Ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj.
Gjatë takimit, u bisedua për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, për prioritet e MPB-së, dhe po ashtu u vu në dukje mbështetja për Policinë e Kosovës në ruajtjen e rendit dhe ligjit nëKosovë.
Ministri Sefaj shprehu besimin e tij për vazhdimine bashkëpunimittë shkëlqyeshëm ndërmjet dy vendeve, sa i përket angazhimit të përbashkët të dy vendeve në luftimin e krimit të organizuar.
Ambasadori Bertoncelj po ashtu vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe shprehu përkushtimin e tij që këto raporte të zgjerohen edhe më tutje.