Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim komandantin e karabinierëve, kolonel Marco Di Stefano, me të cilin diskutuan për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë.
Në këtë takim theks i veçantë iu vu bashkëpunimit të mirë që kanë Policia e Kosovës me karabinierët italian të cilët veprojnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë.
Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se bashkëpunimi i mirë mes institucioneve është jashtëzakonisht i rëndësishëm sa i përket sigurisë së gjithë qytetarëve në Republikën e Kosovës.
Ministri Sefaj falënderoi në veçanti karabinierët italian të cilët vazhdimisht kanë përkrahur institucionet e sigurisë në Kosovë, në veçanti Policinë e Kosovës.
Ai tha se kjo përkrahje ka ndikuar drejtpërdrejtë në përmirësimin performances të Policisë së Kosovës sa i përket zbatimit të rendit dhe ligjit në Kosovë.