Sefaj takon ambasadorin e Maqedonisë, bisedojnë për pikat kufitare

Prishtinë | 28 Sht 2017 | 15:09 | Nga

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka takuar ambasadorin e Republikës së Maqedonisë në Kosovë, z. IlijaStrashevski.

Në këtë takim u bisedua për çështjet me interes të përbashkët në mes të dy shteteve, në veçanti në fushën e sigurisë, transmeton EkonomiaOnline.

Në një kumtesë thuhet se të dy bashkëbiseduesit e vlerësuan lartë bashkëpunimin në mes të Policisë së Kosovës dhe asaj maqedonase në pikat e kalimit kufitar.

Ambasadori Strashevskime këtë rast ka shprehur gatishmërinë e shtetit të tij, për të vazhduar dhe thelluar më tej bashkëpunimin me Kosovën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme