Boksieri shqiptar Sefer Seferi, e quan realizim të ëndrrës përballjen me ish-kampionin e botës në peshën e rëndë britanikun Tyson Fury, shkruan sot Koha Ditore.
Boksieri shqiptar nga Maqedonia, vlerësohet favoriti kryesor për t’u ndeshur me Furyn, në meçin e rikthimit të britanikut në ring më 9 qershor në Manchester.
Fury ka gati dy vjet e gjysmë jashtë ringut, për shkak të problemeve shëndetësore dhe po ashtu të një rasti dopingu.