Seidel, dadoja që do të garojë në maratonë në Lojërat Olimpike

Prishtinë | 02 Mar 2020 | 10:36 | Nga Ekonomia Online

Molly Seidel ishte plotë gjallëri kur siguroi pjesëmarrjen në garat kualifikuese të SHBA-së për Lojërat Olimpike në maratonë (vrapim 42 kilometra e 195 metra).

Ajo kishte qenë atlete e dalluar në kolegj, por në vitet e fundit pati probleme të shumta me lëndime. Nisi të punonte në një kafene në Boston dhe po ashtu punonte edhe si dado. Shpresonte për një garë të mirë në kualifikimet në Atlanta në fundjavë, por nuk pati synime të mëdha, shkruan “The New York Times” të hënën, transmeton Koha.net.

Mbi të gjitha kjo ishte maratona e saj e parë. Por, ajo kurrë nuk ka mundur të parashikonte se do të siguronte biletën për në Lojërat Olimpike.

Sidel 25-vjeçare, zuri vendin e dytë në garat kualifikuese, me kohë 2:27:31 orë dhe siguroi një nga tri vendet në skuadrën e femra të SHBA-së për maratonë në Lojërat Olimpike në Tokio këtë verë.

Në orët pas përformancës së saj, ajo vazhdimisht përsëriste të njëjtën gjë.

“Çfarë po ndodh?” – thoshte atje, duke tundur kokën në mosbesim.

Përshkrimi autsajdere nuk i bën drejtësi stories së saj.

Seidel njihet për përformancat e saj në 5000 e 10 mijë metra vrapim. Fitoi një kampionat krosi në vitin 2011 dhe kishte fituar katër tituj në universitet. Siguroi të drejtën për të marrë pjesë në garën kualifikuese për Lojërat Olimpike fal kohës së saj në gjysmë-maratona, 1:10:27 orë që regjistroi në San Antonio në dhjetor.

“Nuk ia kisha idenë se si do të ishte”, tha Seidel pas garës të së shtunës. “Unë nuk doja të fusja veten në presion të tepërt, duke e ditur se konkurrenca do të jetë shumë e vështirë”.

Shtegu sfidues i shkoi përshtati Seidelit. Ajo e quan veten garuese, e jo person që do të shkëlqejë në një garë kronometri. Ajo tha se kushtet – një shteg me shumë përpjetëza në një ditë me erë – ishte në favor të saj.

Në një garë ku morën pjesë disa nga emrat më të mëdhenj – Jordan Hasay, Sara Hall, Molly Huddle, Emma Bates e Des Linden – Seidel qëndroi në hije deri në momentin kur u shkëput nga grupi së bashku me Aliphine Tuiamukun dhe Sally Kipyegon pas 34 kilometra.

“Kur bëra atë lëvizje e dija se janë dy opsione – futja në skuadrën olimpike apo dështimi në mënyrë spektakolare”, ka thënë Seidel.

Të tri garueset arritën të sigurojnë vendin në skuadrën olimpike të SHBA-së. Tuliamuk fitoi garën me kohë 2:27:23 orë.

Seidel doli e dyta. Por, arritja e saj është edhe më spektakolare duke e marrë parasysh se ajo ka dy vende pune.

Derisa Seidel ka kaluar dy muajt e fundit duke stërvitur në lartësi mbidetare në Flagstaff të Arizonas, jeta e saj në Boston dallon nga ajo e garueseve tjera të shtunën.


Ajo shkon në punë, ndan apartamentin me motrën e saj më të vogël dhe ka dy vende pune.


“Zakonisht zgjohem nga gjumi, kryej seancën kryesore stërvitore, kthehem, punoj disa orë në një kafene apo si dado, më pas i kthehem sërish vrapimit”, rrëfen Seidel. “Por, gjërat mund të ndryshojnë tash paksa”.

Seidel ka arritur të mbajë një profil të ulët në kafene dhe pak nga klientët e saj dhe bashkëpunëtorët e kanë njohur statusin e saj si garuese elitare.

“Unë u kam thënë atyre se jam kualifikuar për Lojërat Olimpike dhe ata ishin shumë të entuziazmuar”, ka treguar Siedel.

Seidel tregon se trajneri Jon Green, nuk pëlqen faktin se ajo ka dy vende pune ndërsa mundohet edhe të stërvitet si një atlete elitare.

“Më pëlqen puna e saj në kafene. Por, si dado? Kërkon shumë angazhim dhe po ashtu i duhet të bëjë rrugë me veturë në një trafik të ngarkuar”, ka thënë Green.

Koha e Seidelit prej 2:27:31 ka qenë më impresive duke e marrë faktin se sa i vështirë ishte shtegu.

Përpjetëzat dhe po ashtu era e fortë ngadalësoi garuesit. Linden përfundoi me kohë 2:29:03 orë, Bates 2:29:35. Huddle dhe Hall nuk përfunduan fare. Hasay përfundoi me kohë 2:37:59 orë.

Seidel ka pasur probleme me lëndime dhe po ashtu me çrregullime në të ushqyer.

“Po të më tregonit gjashtë muaj më parë se do të siguroj vendin e dytë në kualifikime për Lojëra Olimpike, unë do të kisha menduar se po bënit shaka”, ka deklaruar Seidel.

Ajo kishte refuzuar oferta sponsorizimi katër vjet më parë, pasi nuk ndjehej e gatshme për të kaluar në rangun profesionist.

E pyetur për lëndimet e saj, ajo përgjigjet: “Nëse duhet të bëj një listë, atëherë do të mbesim këtu gjithë ditën”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme