Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, ka kujtuar ngjarjen historike të organizimit të protestave të datës 31 janar 1990, ku cilson si një ndër revolucionet e Drenicës për ta mbrojtur autonominë e Kosovës.
Në këtë ngjarje historike ai ishte prezent në homazhe, për nder të kësaj date.
Postimi i plotë:
Organizimi i protestave me 31 janar të vitit 1990 ishte njëra ndër revolucionet në Drenasin e Drenicës për ta mbrojtur autonominë e Kosovës.
Në këtë ngjarje historike ranë dëshmorë: Enver Morina dhe Shani Morina nga Çikatova e vjetër dhe Sahit Shala nga Krajkova.
Lavdi e përjetshme për dëshmoret, nder dhe respekt për familjet e tyre.
Sejdi Hoxha