Sejdiu: Kurti e kuptoi se kur i merr ‘dizginat’ e pushtetit, përgjegjësia është e madhe

Prishtinë | 25 Maj 2021 | 19:04 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka komentuar ndryshimin e qeverisë sa i përket vendosjes së reciprocitetit me Serbinë.

Sejdiu në një intervistë në Info Magazine në Klan Kosova tha se Kurti e ka kuptuar se në pushtet përgjegjësia e fjalës dhe vendimit është shumë më e madhe sesa kur je në opozitë.

Ai theksoi se Kurti si duket është shndërruar nga një parimor në një oportunist.

“Z.Kurti si kryeministër e ka kuptuar tashmë se “kur ti i merr dizginat e pushtetit”, përgjegjësia për fjalën dhe vendimin është shumë më e madhe. Nëse në opozitë ai ka qenë parimor, si duket në pushtet është shndërruar në opozitë”

“Nuk e di çka mund të qëndrojë prapa gjithë kësaj përveç një ri pozicionim i kryeministrit në një paradigmë të qeverisjes ekzistuese. Nuk pritet të këtë ndonjë transformim të madh sa i përket politikave fiskale dhe tregtare”.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës shtoi se kjo qeveri mund të dallojë ndoshta nga mënyra e menaxhimit, por sa i përket politikave tregtare dhe atyre fiskale kjo qeveri nuk ka ndonjë dallim nga qeveritë e kaluara.

Nga ana tjetër, ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, të martën tha se Kosova do të jetë konstruktive me të gjitha shtetet fqinje.

Hajdari tha se këtë e synojnë pavarësisht brengave që kanë me shtetin e Serbisë, së cilit nuk do t’i vendosin masën e reciprocitetit, njofton klankosova.tv.

“Nuk kam dashur të sjell masat e reciprocitetit me asnjë shtet fqinj. Kam dashur t’i zgjidhë problemet përmes mekanizmave rajonalë duke filluar na CEFTA, RCC dhe mekanizmat tjerë evropianë që mund të na ndimojnë për zhvillim”.

“Kam kuptuar se kam përkrahje të madhe nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Mali i Zi”.

Të ngjashme