Në media gjatë ditës së sotme u raportuar se Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa, i kanë dhënë fund bashkëpunimit parlamentar me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Mirëpo, sipas Korab Sejdiut nga AKR-ja këto raportime në media janë të pavërteta dhe nuk qëndrojnë.
Ai për EkonomiaOnline tha se i demanton të gjitha këto raportime pasi sipas tij bashkëpunimin e LAA-së e dëshmon më së miri qëndrimi me ide të përbashkëta i këtyre subjekteve, në takimin e sotëm konsultativ, kryesuar nga Adem Mikullovci.
Të dy subjektet janë të përfaqësuara në Kuvend me gjashtë deputetë: Behgjet Pacollin, Mimoza Kusari-Lila, Ilir Deda, Labinot Tahiri, Islam Pacolli si dhe Korab Sejdiu.