Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu nuk e ka mohuar e as pohuar se mund të jetë kandidat për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Sejdiu në emisionin Pressing në T7, kur u pyet se a mund të jetë kryetar i LDK’së, ai tha se nuk e din, raporton Gazeta Express.
“Nuk e di, unë them diçka tjetër, në këtë proces jam shumë i gatshëm që të marrë barrën e proceseve urgjente me një ekip që do të autorizohej nga Këshilli i Përgjithshëm, dhe të shkojmë shumë shpejt në pjesën operative të reformave që janë, stadi i parë i ecjes, dhe fazën e dytë e tretë të thellojmë ato procese”, tha Sejdiu.
“Jam i gatshëm të ofrojë gjithë ekspertizën time edhe si njeri i profesionit, por edhe si njeri që kam udhëhequr LDK’në, kam qenë formalisht, pasi fatëkeqsisht nuk kam pasur mundësinë ta udhëheqi”, shtoi Sejdiu.
Kujtojmë se pas dorëheqjes se liderit të LDK’së, Isa Mustafa, janë përmendur shumë emra të cilët potencialisht mund të jenë kryetar të kësaj partie.
Ndërsa, zyrtari i LDK’së, Anton Quni ekskluzivisht në emisionin Pressing në T7, ditë më parë ka konfirmuar kandidurën e tij si kryetar i LDK’së.