Sejdiu: Politika po e çon ekonominë drejt humnerës, 143 mijë punëtorë në rrezik nga rritja e çmimit të rrymës për bizneset

Prishtinë | 31 Maj 2025 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Njohësi i zhvillimeve politike dhe aspekteve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka shkruar sot për atë që po ndodh me bizneset kosovare dhe tregun e hapur të energjisë elektrike prej ku janë të detyruara tashmë të blejnë energji me çmim shumë më të shtrenjtë, shkruan Gazeta Express.

Sejdiu thotë se politika po e çon ekonominë drejt humnerës, me buzëqeshje dhe fjalë të bukura.

Ai në profilin e tij në ‘facebook’ ka thënë se 1 mijë e 300 kompani që përbëjnë gjysmën e ekonomisë së Kosovës janë në protestë dhe se 143 mijë punëtorë janë në rrezik. Sejdiu ka përmendur kontributin milionësh që bizneset japin për buxhetin e shtetit, por thotë se këto do të mund t’i paguajnë “edhe naj ditë”Në një situatë të rënduar nga inflacioni, një rritje e tillë e çmimit të energjisë është thjesht përshpejtim i krizës. Si me i dhënë gaz veturës kur po shkon drejt murit.”, ka shkruar Sejdiu.

Në postimin e tij, ai ka treguar se sa më pak paguajnë bizneset e vendeve në rajon. Bizneset në Bullgari paguajnë 90 euro për Megavat, në Serbi 100 deri në 120 euro, në Turqi 80 euro, ndërsa Kosova 250 euro.

 “Kjo nuk është konkurrencë, është dorëzim”, ka shkruar Sejdiu.

Të ngjashme