Sejdiu: Republika e Kosovës do të ketë Projektligj për dialogun

Prishtinë | 15 Dhj 2018 | 11:17 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i grupit parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu  ka thënë se Rezoluta për dialogun duhet të votohet në mënyrë që të sigurohen interesat nacionale.

“Nëse votohet kjo rezolutë sigurohemi që Kuvendi merr përgjegjësin që ti mbroj interesat nacionale” është shprehur Sejdiu.

Sipas tij, asnjë institucion nuk duhet të jetë mbi Republikën, raporton Ekonomia Online.

“Kosova do të ketë projektligj për dialogun, asnjë institucion nuk do të jetë mbi Republikën. Nëse kalon kjo rezolutë, sigurohuni që kuvendi ta merr roli, që të mbrojë interesat e qytetarëve, që ta fusim në kornizë institucionale dialogun me Serbinë”, është shprehur Sejdiu.

“Projektligji do jetë pjesë e diskutimeve për dialogun, do futet në procedurë të përshpejtuar dhe Republika e Kosovës do të ketë projektligj për dialogun. Që dialogun ta kthejë në kuvend me ligj”, ka thënë ai .

“Në vend se të sulmojmë njëri tjetrin unë i bëj thirrje edhe LDK-së dhe VV-së që të bëjmë zgjidhje. Hapësirën e kanë, mundësinë për të ndalë të këqija e kanë, mundësinë për të bërë gjëra të mira e kanë”, tha ai.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/338874736931071/

 

Të ngjashme