Deputeti i pavarur, Korab Sejdiu, ka shfaqur dyshime se dorëheqjet e kryetarëve të komunave me shumicë serbe në veri dhe ndërprerja e komunikimit me Prishtinën zyrtare lidhet me një plan për ndarje të Kosovës.
Duke komentuar lajmet e së martës për dorëheqjen e kryetarëve të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut e Zveçanit, Sejdiu në Facebook ka pyetur se “A është ky fillimi i zbatimit në teren të planit Thaçi-Vuçiq për ndarje të Kosovës?”