Këshilli Rinor Kosovar (KYC) po mban Kuvendin e XII-të zgjedhor të Këshillit të Nxënësve të Kosovës (KNK) në kuadër të së cilës u diskutua për “Gjithëpërfshirjen në arsim”, raporton Ekonomia Online.
Ish- Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, duke i motivuar të rinjtë që asnjëherë të mos ndalen në rrugën e dijes u rrëfeu atyre për jetën e tij dhe për periudhën e arsimit në vitet e 90-ta.
“Nga viti 1975 janë të plota 44 vjet dhe përtej tyre e njoh botën, kureshtjen, qëllimet, idetë. Jam munduar të mbetëm me to bashkë, ajo që ne na duhet si Kosovë është që në këtë mënyrë të përgatisim qeverisjen e vendit. Unë besojë që bashkë me ju do të jetojë edhe respekti për gjitha ata nxënës, studentë që kanë shkuar. Rezistenca ka qenë edhe ajo e nxënësit që kur ka shkuar në shkollë është takuar me policinë serbe dhe tash kemi fazë tjetër, fazën e ndërtimit në Kosovë”, tha Sejdiu.
Koordinatori për zbatim i Programit në “Save dhe Children”, Valid Zhubi, tha se njëra prej sfidave në shoqërinë tonë është se arsimi vazhdon të kufizohet te fëmijët e me nevoja të veçanta.
“Gjithëpërfshirja e të gjitha moshave flasim për arsimin e fëmijëve të cilët i takojnë minoriteteve në situata të konflikteve dhe aftësive te kufizuara. “Save dhe Children”, si organizatë ju ndihmon fëmijëve në mbështetje me nevojat individuale të kalojmë prej një skaji deri ne skajin tjetër, pra janë katër faza që ne duhet të kalojmë nga e para deri te e dyta. Fëmijët e një komuniteti të caktuar s’kanë qasje fare në arsim ju të gjithë e dini praktikën e arsimit te fëmijët me aftësi te kufizuar”, tha Zhubi, raporton EO.
Roland Sylejmani nga Down Syndrome tha se KYC po vazhdon ta mbajë traditën e organizimit të Kuvendit me kaq shumë madhështi.
“Kjo për neve po mbetet sfidë kur ne kemi regjistrim të nxënësve në kemi shembuj të suksesit shembullin e një vajze ajo vazhdimit shoqërohet nga nëna e saj deri te klasa është një shembull i jashtëzakonshëm për shkak se krejt klasa aktivizohet me i ndhimu asaj, ata e shoqërojnë në pushim të gjatë ne kemi pa që ka efekt te jashtëzakonshëm dhe jo veç për personat me aftësi të kufizuara”, tha ai.
Aktori Kushtrim Sheremeti foli për përvojën e tij dhe ndihmën në realizimin e projekteve të tij.
“Pikërisht këtu në këtë ndërtesë e kemi realizuar dikur, jemi rritë jemi bë të mëdhenj diku prej projekteve të fundit paraprakisht kur kemi filluar bashkë me Amirin e kemi pasë një ëndërr kështu që faleminderit shumë që ma keni realizuar ëndrrën”, tha ai, raporton EO.
Këshilli Rinor Kosovar është organizatë jo qeveritare që vepron në tërë territorin e Kosovës, nën ombrellën e së cilës që nga viti 2005 është Këshilli i Nxënësve të Kosovës e cila është një strukturë nacionale që përfaqëson zërin e të gjithë nxënësve të shkollave të mesme, në mënyrë që t’i mbroj interesat e tyre dhe të bashkëpunoj me zyrtaret e shkollave, mësimdhënësit dhe prindërit për të ngritur cilësinë e arsimit në vend.