“Sekret” e Ronela Hajatit renditet kënga e pestë më e dëgjuar gjatë muajit mars në “Eurovision 2022”

Prishtinë | 12 Pri 2022 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Shqipëria këtë vit përfaqësohet nga Ronela Hajati me këngën “Sekret”.

Kënga e Ronelës po pritet mirë, madje ajo ka arritur edhe një sukses tjetër në mesin e këngëve të “Eurovisionit”.

“Sekret” është renditur e pesta në mesin e 20-të videove më të shikuara gjatë muajit mars.

“Eurovision 2022”, do të mbahet në Torino të Italisë.

E sipas renditjes zyrtare, Ronela do të performojë e para në gjysëmfinale të natës së parë.

Ndërkohë, këngëtarja shqiptare së fundmi mori pjesë në “Israel Calling 2022”, bashkë me artistët e tjerë që do të marrin pjesë në “Eurovision Song Contest”.

Të ngjashme